Orë poetike me nxënës dhe shkrimtarë në shkollën e Tearcës

Manifestimi “Karvani poetik në  festat e nëntorit” , tuboi bashkë dashamirë të artit dhe kulturës, adhurues të letrave shqipe, shoqërim me vargje poetike. Poezia, me kuptimin e plotë mund të  thuhet se është   princeshë e artit, ajo buron nga gurra e shpirtit, pra, nga shpirti i poetit siç janë edhe  poetët, që sot jeni mes nesh për të  festuar sëbashku festat e Nëntorit.

Poezitë e tyre i lexuan poetët: Daim Ilazi, Merita Abazi, Behare Neziri, Sadije Aliti, Syrja Etemi, Blerta Islami.

Edhe vargjet e nxënësve tanë , edhe ata janë  në  shoqërinë  e shkrimtarëve, edhe ata u inspiruan nga festat e nëntorit andaj edhe thurën vargje për nder të  këtyre festave. Krijimet e tyre i lexuan nxënësit: Sara Neziri, Erina Aliti, Albion Rexhepi, Fjolla Memeti, Albertina Bexheti, Rita Hazari, Erdha Rexhepi dhe moderatore Eda Rushiti.

Scroll to Top