Shkolla fillore komunale “Kirill Pejcinoviq” – Tearcë, është e themeluar në bazë të vendimit nr.87 më 23.10.1945 nga Këshilli Komunal i Tearcës dhe verifikuar me vendim me nr.6983/2 në vitin 1984 nga Komiteti për arsim , kulturë dhe kulturë fizike pranë Këshillit të komunës së Tetovës. SHF “Kirill Pejcinoviq” – Tearcë, filloi me punë me mësim në gjuhën maqedone më 15.12.1944, me përafërsisht 40 nxënës dhe një arsimtar. Mësimi në gjuhën shqipe filloi më 01.09.1945, përderisa mësimi në gjuhën turke filloi rreth viteve të pesëdhjeta.
Qendra e Shkollës Fillore “Kirill Pejcinoviq” ndodhet në fshatin Tearcë, rreth 12km n5 Veri të Tetovës. 
Në kuadër të SHFK “Kirill Pejcinoviq” – Tearcë, është e inkuadruar edhe shkolla periferike në fshatin Leshkë, ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën maqedone. Në këtë shkollë mësimi zhillohet nga klasa e parë deri në klasën e pestë, edhe ate me dy klasë të kombinuara, përderisa shkollimin e mëtutjeshëm e vazhdojnë në shkollën qendrore në Tearcë. Gjithashtu duhet theksuar se nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë mësimin në gjuhën maqedone në shkollën qendrore në Tearcë mësimin e ndjekin edhe nxënësit e fshatërave Dobrosht, Gllogjë, Neproshten.

Ne Jemi shkollë me traditë, e hapur për ide të reja të cilat nxitin përparim dhe kreativitet, disiplinë dhe kulturë ku respektohen dallimet etnike, me shumë aftësi intelektuale dhe arsimim e cila do t’ju paraprijë sfidave jetësore si dhe ndërtimit të mjedisit të shëndoshë dhe të pastër.

 

Drejtor

Ruhan ILAZI

Shërbimi profesional

Ruhan Iljazi

Drejtor

 

Profesor i Matematikës

Fadil Xhaferi

Pedagog

Profesor i Pedagogjisë

Fitim Haliti

Sekretar

Magjistër i Shkencave të Drejtësisë

Kuadri mësimor

Scroll to Top