Si një shfaqje frymëzuese e kujdesit për mjedisin, nxënësit nga SHFK “Kiril Pejçinoviç” kanë organizuan një aktivitet shkollor për pastrimin e mjedisit. Kjo nismë kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të inkurajojë ndjenjën e përgjegjësisë ndaj mjedisit. Nën drejtimin e mësimdhënësve, nxënësit morrën pjesë aktive në pastrimin e ambienteve të shkollës dhe rrethinës.
Me dorëza në duar dhe thasë për mbeturina nxënësit nisën misionin për të mbledhur mbeturinat, për të ndarë mbetjet e riciklueshme dhe për të rivendosur pastërtinë e mjedisit të rrethinës. Ky aktivitet ishte i rëndësishëm sespe ndikoi në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet negative të ndotjes së ambientit dhe rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi të pastërt.
Gjatë aktivitetit, nxënësit ndanë me entuziazëm njohuritë e tyre për efektet e dëmshme të ndotjes dhe se si ajo ndikon në ekosistemet. Ata theksuan rëndësinë e reduktimit të mbetjeve, riciklimit dhe praktikimit të zakoneve të qëndrueshme në jetën e tyre të përditshme. Duke biseduar dhe duke realizuar aktivitete në grup nxënësit fituan një kuptim më të thellë të ndërlidhjes midis veprimeve njerëzore dhe mjedisit. Ambienti i pastërt dhe shëndet më i mirë!













