Pastrimi i oborrit

Oborri i SHFK “Kiril Pejçinoviç” në Tearcë, është pastruar dhe i është  bërë një ndryshim i jashtëzakonshëm, oborri i shkollës është pastruar i tëri. Janë larguar të gjitha mbeturinat, është bërë rrafshimi, nivelizimi i sipërfaqeve të jo të rafshta dhe pastrimi i bimëve e kullosave të tepërta. Ky proces jo vetëm që mundësoi një pamje më estetike të oborrit të shkollës, por krijoi edhe një hapësirë ​​më funksionale për nxënësit dhe për të shijuar aktivitetet në natyrë.

Pastrimi i oborrit të shkollës me mekanizëm shërbeu gjithashtu si një kujtesë për rëndësinë e përgjegjësisë mjedisore. Nxënësit u inkurajuan të marrin pjesë aktive në procesin e pastrimit, mbledhjes së mbeturinave dhe përzgjedhjes së mbeturinave dhe hudhja e tyre në vendet përkatëse. Ky aktivitet ndikon në rritjen e ndjenjës së ruatjes së pronësisë, ndjenjën e krenarisë për  ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

Scroll to Top