Dhënia e ndihmës së parë shpëton jetë njeriu

Ligjëratë për dhënien e ndihmës së parë në Shkollën fillore “Kiril Pejçinoviç” në Tearcë realizuar nga përfaqësues të Kryqit të Kuq në Tetovë. Një sesion special për dhënien e ndihmës së parë para nxënësve të klasëve të shtata, teta dhe të nënta me mësim në tri gjuhë mësimore. Sesioni interaktiv u realizua me qëllim që nxënësit të jenë të përgatitur me njohuri të nevojshme në raste rreziku të ofrojnë ndihmë të shpëtojnë edhe jetë njeriu.

Ligjërata u përcoll me interes të veçantë nga nxënësit e pranishëm dhe ishte një përvojë e mirë dhe motivuese për të ardhmen.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq magjepsën audiencën me demonstrime tërheqëse dhe diskutime të hollësishme mbi aspekte të ndryshme të ndihmës së parë. Nxënësit patën mundësinë të fitojnë përvojë praktike dhe besim në trajtimin e urgjencave të mundshme mjekësore.

Scroll to Top