Më 19 prill 2024, nxënësit e Shkollës fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë e vizituan Panairin e Librit në Shkup, i cili këtë vit ishte nën moton “Një tregim lexohet”. Vizita ishte shumë domethënëse sepse nxënësit patën mundësinë të kenë qasje në lloje të ndryshme letrare. Duke rritur krijimtarinë letrare, nxënësit duke lëvizur nga stenda në stendë nga njëra Shtëpi botuese në tjetrën gjetën letërsi interesante për moshën e tyre. Më pas për kënaqësinë dhe dëshirën e nxënësve u vizitua sheshi Maqedonia.







