Një lule dhe një libër, një thënie e bukur për librin me një aktivitet letrar u shënua Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale 23 Prilli. Është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore, thuhet se ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën në zonën e Katalonjës, Spanjë, ku atij që blinte një libër, i dhurohej edhe një trëndafil.
Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa Miguel de Servantes është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidh edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Kjo datë shënohet në botë që nga viti 2003, ndërsa është përzgjedhur në vitin 1995 me qëllim që të kontribuojë në mbarë botë për të drejtat e autorit duke inkurajuar të gjithë, e në veçanti të rinjtë për të zbuluar kënaqësinë e leximit. UNESCO shpalli 23 Prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre.
UNESCO thonë se, “Qëllimi ynë është të angazhojmë njerëz në lexim dhe të argëtohen duke e bërë këtë. Si një festim i Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit të këtij”.
Miqësia me libra çdo herë është e nevojshme, është e përjetshme!








