Pastrimi i kanalit


Rrjedha e ujit në kanale të pastra është shumë e rëndësishme, andaj nuk duhet të mbivlerësohet sespe ka një rol të madh në mjedisin jetësor duke parandaluar përmbytjet, duke nxitur rrjedhën e ujit dhe duke përmirësuar pamjen e përgjithshme estetike të zonës. Një ekip nga Komuna e Tearcës me makineri speciale kanë pastruar kanalin pranë shkollës sonë.

Ky ekip komunal ka dhënë një kontribut të madh në sigurimin e pastërtisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës lokale, sepse është shumë e rëndësishme mbajtja e pastër e kanaleve për rrjedhën e ujit, për të parandaluar bllokimet e ndryshme dhe për të ruajtur një mjedis të shëndetshëm për mirëqenien e komunitetit.

Scroll to Top