Rezultatet e Konkursit të Matematikës Kanguri 2026
Me gëzim dhe krenari të madhe mund të themi se nxënësit tanë kanë treguar edhe një herë njohuri të jashtëzakonshme, të menduarit logjik dhe dashurinë për matematikën. Ky konkurs është një mundësi për nxënësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike, kreativitetin dhe vetëbesimin në zgjidhjen e sfidave matematikore. Pjesëmarrja e nxënësve te garat e Kangurit nuk është thjesht një garë, por një përvojë e vërtetë që inkurajon mendjet e reja të mendojnë ndryshe, të eksplorojnë dhe të shijojnë bukurinë e matematikës. Rezultatet e arritura janë dëshmi e përpjekjes, këmbënguljes dhe dëshirës për përparim të nxënësve. Falënderime të veçanta dhe lavdërime të sinqerta u takojnë mentorëve, të cilët me përkushtimin, durimin dhe profesionalizmin e tyre udhëhoqën nxënësit gjatë përgatitjeve të tyre. Mbështetja, motivimi dhe besimi i tyre në aftësitë e secilit fëmijë luajnë një rol të madh në suksesin e tyre. Mentorët nuk janë vetëm mësues, por frymëzues të vërtetë që zgjojnë kuriozitet dhe dashuri për dijen. Kanguri 2026 ka treguar edhe një herë se me punë të përbashkët, përpjekje dhe entuziazëm, arrihen rezultate të shkëlqyera. Urime për të gjithë pjesëmarrësit, fituesit e çmimeve dhe mentorët e tyre, duke u uruar suksese edhe më të mëdha dhe sfida të reja matematikore në të ardhmen.
