Vesa Memeti dhe Rumir Ismaili pjesëmarrës në në garat e gjuhës shqipe

Krenare me nxënësit e mi, çdo here në mesin e më të mirëve.

Vesa Memeti dhe Rumir Ismaili nxënës të klasës së shtatë. Nga garat e gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të VII-ta, të organizuara nga Komuna e Tearcës. Në këtë aktivitet morën pjesë nga dy nxënës përfaqësues nga secila shkollë, të cilët treguan njohuri, përkushtim dhe dashuri për gjuhën amtare, garat u mbajtën në Shkollën Fillore “Isamil Qemali” në fshatin Nerasht.

Vesa Memeti dhe Rumir Ismaili pjesëmarrës në në garat e gjuhës shqipe

Vesa Memeti dhe Rumir Ismaili nxënës të klasës së shtatë e prezentuan me suskes shkollën tonë në garat e gjuhës shqipe për nxënësit e klasave të VII-ta, të organizuara nga Komuna e Tearcës. Në këtë aktivitet morën pjesë nga dy nxënës përfaqësues nga secila shkollë, të cilët treguan njohuri, përkushtim dhe dashuri për gjuhën amtare.

Në përfundim të garave, të gjithë nxënësit pjesëmarrës u vlerësuan me mirënjohje për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre. Me vendim të komisionit organizues, këtë herë nuk u ndanë çmime për vendet e para, të dyta apo të treta, duke vënë theksin tek pjesëmarrja dhe përvoja e përbashkët.

Qëllimi i organizimit të këtyre garave është të nxisë tek nxënësit dashurinë për gjuhën shqipe, të zhvillojë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi, respekti dhe garë të shëndetshme ndërmjet tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to Top