Festimi i Ditës së Pranverës u konkretizua me punë për pastrimin e ambientit dhe mbjelljen e pemëve, dhe me festimin ardhjes së pranverës me një sërë aktivitetesh. Nxënësit njëherit patën mundësi që të mësojnë për rëndësinë kulturore dhe edukative për ruajtjne e natyrës dhe përgatitjen e saj për stinën e pranverës, duke nxitur një vlerësim dhe një ide për mrekullitë e natyrës dhe ndryshimin e stinëve.
Pastrimi pranveror: Si pjesë e angazhimit tonë për të ruajtur një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm shkollor, ne e filluam ditën me një pastrim në të gjithë hapësirat e shkollës. Nxënësit, mësuesit dhe anëtarët e stafit hartuan një plan për të rregulluar mjediset e shkollës, si dhe një pjesë në hapësirat përreth shkollës duke u siguruar që këto hapësira të jenë pa mbeturina. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, ne synojmë të ngritim, vetëdijen dhe të ritim ndjenjën e përgjegjësisë dhe krenarisë në komunitetin tonë të shkollës, duke promovuar një mjedis të pastër dhe tërheqës për të gjithë.
Në përputhje me angazhimin tonë për qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e mjedisit, ne jemi të kënaqur të shpallim projektin tonë ‘Mbill një pemë’. Në këtë ditë të veçantë, janë mbjellur pemë në oborrin e shkollës për të rritur bukuritë natyrore të mjedisit dhe për të kontribuar në një ekosistem më të gjelbërt dhe më të qëndrueshëm. Nxënësit kanë marrë pjesë në aktivitetet e mbjelljes së drunjëve, duke fituar përvojë praktike në kujdesin ndaj mjedisit dhe kultivimin e ndjenjës për ta ruajtur dhe mirëmbajtur natyrën.