Në shkollën tonë u mbajt Kuizi i diturisë në nivel komunal

Kuizi i diturisë për nder të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit dhe 8 Marsit Ditës ndërkombëtare të gruas. Në virgjilje të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, për nder të 137 vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së parë në Korçë, Komuna e Tearcës ka organizuar javën festive me  aktivitete edukativo-arsimore, sportive dhe kulturore, ku marrin pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e komunës, si: Hapja e Këndit Amerikan në sh.f.k Eqrem Çabej, Kuiz i Diturisë në sh.f.k Kiril Pejçinoviç, Lojra Sportive në Fudboll dhe Volejboll në sh.f.k Eqrem Çabej në Sllatinë, Manifestim Qendror përfshin program kulturo-arstistik në sh.f.k Ismail Qemali në Nerasht,  Vizitë në të gjitha shkollat fillore nga kryetari i komunës z.Nuhi Neziri.

Kuizi ishte i pëbërë me pyetje nga materiali i klasëve të 8 dhe të 9 për lëndët mësimore Gjuhë shqipe, Matematikë, Kimi, Biologji, Histori, në gjithsej 4 grupe me nga 5 nxënës. Grupi i përzier, i kombinuar, me nxënës nga të gjitha shkollat fillore, kuizi kishte karakter revial, nuk kishte karakter garues mes shkollave. Kuizi është i ndarë në 3 kategori me forma të qarta të punës, Saktësia e pyetjeve u mbykqyr nga komisioni i përbërë prej mësimdhënësve lëndorë që marin pjesë në kuiz.

Kuizi i diturisë për shkollat  e K​omunës sonë kishte për qëllim nxitjen e përsosmërisë në arritjen e njohurive të reja duke ofruar një mundësi për nxënësit  që të përfshihen në një konkurrencë interesante, njëherit u vu në pah edhe rëndësia e përmirësimit të aftësive të të menduarit kritik, të mësuarit në bashkëpunim dhe arritjeve të reja mësimore.

Scroll to Top