Me nder dhe krenari të madhe informojmë publikun se këtë vit shkollor, nxënës të gjeneratës në shkollën tonë SHFK “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë, u zgjodhën nxënësit Arita Aliti, David Vojnovski, dhe Tuana Iljazi. Këta nxënës u dalluan me rezultatet e tyre të shkëlqyera shkollore, sjelljen shembullore, pjesëmarrjen aktive në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore, si dhe me përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë gjithë shkollimit të tyre fillor.
Si shenjë njohjeje për suksesin e tyre, Komuna e Tearcës gjegjësisht kryetari i komunës z.Nuhi Neziri këtyre nxënësve i ndau çmime të vlefshme – nga një biçikletë për secilin prej tyre. Ky çmim i inkurajon nxënësit të vazhdojnë të përpiqen për dije, përparim dhe zhvillim personal.
I përgëzojmë Aritën, Davidin dhe Tuanën për suksesin e tyre dhe u urojmë shumë lumturi dhe arritje edhe më të mëdha në arsimimin e tyre të mëtejshëm. Gjithashtu falënderojmë Komunën e Tearcës për mbështetjen dhe inkurajimin që u jep talentëve tanë të ri.
Le të jetë suksesi i tyre frymëzim për të gjithë nxënësit!



