Krenare me nxënësit e mi, përsëri në mesin e më të mirëve. Konkursi letrar i poezisë për nder të 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, nga biblioteka e qytetit në Tetovë, një ngjarje me rëndësi të veçantë që promovon kulturën e leximit, librin dhe fuqinë e dijes.
Me lëvdatë u dekoruan nxënësti Vesa Memeti dhe Rumir Ismaili. Shkolla jonë ishte mpjesëmarrëse në këtë konkurs me 22 punime të nxënësve.
Më 23 prill, bota shënon Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, një ngjarje me rëndësi të veçantë që promovon kulturën e leximit, librin dhe fuqinë e dijes. Me këtë rast, IN Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë vazhdoi me traditën e saj kulturore duke organizuar manifestimin më të rëndësishëm dhe me numrin më të madh të pjesëmarrësve – “Konkursin letrar për poezi”, i cili bashkon nxënësit, talentët e rinj dhe dashamirët e poezisë e të fjalës së shkruar nga shumë shkolla fillore të Tetovës me rrethinë.
