Sot në shkollën tonë SHFK “Kiril Pejçinoviq” u organizua krosi tradicional pranveror në stadiumin e futbollit në fshatin Tearcë. Ngjarja u zhvillua në frymë sportive, atmosferë pozitive dhe me entuziazëm të madh nga nxënësit, të cilët me shumë energji morën pjesë në garat në distanca të ndryshme.
Nxënësit treguan përgatitje të shkëlqyer fizike, shpirt sportiv dhe lojë korrekte, ndërsa buzëqeshja dhe dëshira e tyre për pjesëmarrje ishin dëshmia më e madhe për suksesin e këtij aktiviteti sportiv. Krosi pranveror paraqet një mundësi të shkëlqyer për promovimin e shprehive të shëndetshme jetësore, shoqërimit dhe frymës ekipore tek të rinjtë.
Mësimdhënësit dhe organizatorët u përkujdesën që i gjithë aktiviteti të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të suksesshme, ndërsa mbështetja nga të pranishmit i motivoi edhe më shumë nxënësit për të dhënë maksimumin e tyre.
I përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit për këmbënguljen, mundin dhe shpirtin sportiv, ndërsa urime të veçanta për nxënësit më të suksesshëm që arritën rezultate të shkëlqyera. Jemi krenarë që përmes aktiviteteve të tilla promovojmë sportin, jetën e shëndetshme dhe vlerat pozitive tek nxënësit tanë.
SHFK “Kiril Pejçinoviq” edhe në të ardhmen do të vazhdojë të organizojë aktivitete që i bashkojnë nxënësit përmes sportit, shoqërimit dhe sukseseve të përbashkëta.


















