Kryetari i Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri, vizitoi shkollën tonë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, për të nderuar dhe falënderuar gratë mësimdhënëse, mësueset e institucionin tonë. Në shenjë faleminderimi e mirënjohjeje u dhuroi nga një buqetë me lule në shenjë admirimi e faleminderimi për kontributin e çmuar në procesin edukativo-arsimor.
Dita Ndërkombëtare e Gruas ka një rëndësi të madhe, ndërsa festohet arritja sociale, ekonomike, kulturore dhe politike e grave në mbarë botën. Kjo shërben si një kujtesë e nevojshme për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave në të gjitha aspektet e shoqërisë.
Vizita e kryetarit të Komunës në shkollën tonë për të nderuar veçanërisht mësueset tona është një një akt faleminderues për kujdesin dhe përkushtimin e dhënë në këtë ditë festive.





